Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazmir Raci: Për katër komuna nuk duhet të cenohen raportet Kosovë-SHBA!

Gazmir Raci: Për katër komuna nuk duhet të cenohen raportet

Analisti Gazmir Raci i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv u shpreh se nuk për katër komuna nuk duhet të cenohen marrëdhëniet e Kosovës me aleatët, kryesisht SHBA-në. Duhet të shtrohet një tryezë dialogu, thotë Raci. Sipas gazetarit, Gjermania dhe Italia duhet të organizojnë një samit të liderëve që të ndahet shapi nga sheqeri, sepse Kosova nuk mund të vazhdojë kështu.

“Për katër komuna nuk duhet të cenohen raportet me SHBA-të dhe aleatët tanë strategjikë. Por duhet që ta bëjmë të qartë që me Serbinë duhet ta ndajmë mendjen nëse jemi për të zbatuar ato që janë rënë dakord, apo do vazhdojmë lojën deri sa Serbia mund të përcaktohet nga Perëndimi. Serbia ka vënë dy kushte për dialog, që njësia speciale e Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe që kryetarët të mos hyjnë në komuna. Kryetarët mund të marrin pushim një javë, nuk është një problem i madh dhe t’i kthehemi tavolinës së dialogut. Në këto momente Kosova duhet të ketë pozicion të qartë se ne mund të rikthehemi në tryezë, por gjendja ka ndryshuar në terren dhe nuk mund të vazhdohet tutje, që të dalin në publik se gjoja po bëhet dialog dhe në terren gjendja është e njëjtë. BE-ja duhet të luajë një rol në këtë rast. Unë pres që Gjermania dhe Franca, të angazhohen, sepse plani franko-gjerman është produkt i tyre dhe ata kanë garantuar për zbatimin ose jo të këtij dokumenti. Ata mund të ftojnë një samit të liderëve dhe të ndahet shapi nga sheqeri sepse Kosova nuk mund të vazhdojë tutje me ketë qasje.”, u shpreh analisti./K.C/dritare.net