
Gazetari: Berisha nuk është i vetmi fajtor, ja kush tjetër mban barrën për dështimin e PD-së!
Dritare.net

Gazetari Ardit Rada, në një intervistë në emisionin Dekalog me Roland Qafokun, komentoi situatën e Partisë Demokratike dhe dështimet e saj në zgjedhje, duke theksuar se Sali Berisha nuk është i vetmi përgjegjës për humbjet e fundit.
Rada theksoi rolin negativ që ka luajtur Gazmend Bardhi në proceset e brendshme të PD-së, duke thënë se Bardhi është shpërblyer për mbështetjen ndaj Berishës dhe për rolin e tij si kryetar i grupit parlamentar.
Rada u shpreh se përveç Berishës, duhet të shihet roli i drejtuesve të qarqeve të emëruar nga Berisha, që sipas tij kanë pasur ndikim në rezultatet negative të PD-së në zgjedhje. Ai përmendi edhe konfliktet brenda strukturave dhe përplasjet personale që sipas tij, janë reflektim i situatës së tensionuar brenda PD-së.
Në përfundim, Ardit Rada nënvizoi autoritarizmin e Berishës brenda partisë, duke e parë atë si një pengesë kryesore për ndryshimin dhe rifillimin e PD-së në rrugën e duhur./E.P-dritare.net

















