Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit të PE, Rama e Meloni të qeshura e përqafime

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit të PE, Rama e Meloni të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti në Jerevan të Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillohet në Karen Demirchyan Complex.

Në prononcimin e tij, Rama e cilësoi samitin si një mundësi të rëndësishme për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet e përbashkëta të vendeve europiane, duke theksuar nevojën për më shumë bashkëpunim dhe forcimin e rolit të Europës brenda NATO.

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit të PE, Rama e Meloni të

Kreu i qeverisë shqiptare u përshëndet me homologun armen, Nikol Pashinyan, ndërsa në Jerevan ai ka mbërritur njëkohësisht edhe me figura të tjera të rëndësishme ndërkombëtare si sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit të PE, Rama e Meloni të

Liderët botërorë realizuan foton familjare për samitin e Komunitetit Politik Europian që zhvillohet në Armeni.

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit të PE, Rama e Meloni të

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit të PE, Rama e Meloni të

Samiti, i cili zhvillohet nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”, bashkëkryesohet nga António Costa dhe Nikol Pashinyan. Në këtë takim marrin pjesë 48 liderë shtetesh dhe qeverish, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Europian, Shqipërinë, Kosovën dhe vende të tjera të rajonit. Për herë të parë në këtë format merr pjesë edhe Kanadaja.

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit të PE, Rama e Meloni të

Në kuadër të samitit, liderët botërorë realizuan edhe foton familjare. Një moment që tërhoqi vëmendje ishte shkëmbimi miqësor i batutave dhe përqafimi mes Edi Rama dhe Giorgia Meloni, teksa përgatiteshin për pozimin zyrtar. Rama ishte i vendosur në rreshtin e parë, pranë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky./L.F-dritare.net