Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotografja italiane nuse në Shqipëri: Ja se çfarë më tha vjehrra!

Fotografja italiane nuse në Shqipëri: Ja se çfarë më

Në intervistën e radhës në Dritare TV ishte e ftuar fotografja italiane, Ilaria Paoli për të na treguar historinë e saj të dashurisë. Ajo tregoi si ju duk Shqipëria dhe si e priti familja e bashkëshortit.

“Kam mësuar nga vjehrra si në rastet kur vjen dikush në shtëpi duhet të nxjerrim tabakanë me qerasi për miqtë, ndërsa në Itali tabakaja nuk përdoret. Ndërsa ushqimet më të mira në Shqipëri për mua janë disa. më pëlqen byreku dhe shëndetlia, që i shijoj dhe kam mësuar t’i gatuaj. Kam vizituar shumë vende të Shqipërisë për t’i fotografuar. kam mësuar më parë për Shqipërinë dhe nuk dija tepër për dasmën shqiptare, por na pëlqeu. Dasma shqiptare ishte shumë e bukur, sidomos pjesa e valles. Janë pak të vështira, por shumë të bukura.”, tha Ilarja në Dritare TV./M.T/dritare.net