
Foto/ Ministrja Kumbaro: Zbuloni thesaret turistike të Dropullit!
Dritare.net
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotp nga natyra e bukur e Dropullit, duke e cilësuar këtë zonë si një thesar të rrallë të historisë dhe mikpritjes shqiptare.
“Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u soditur,” – shkruan Kumbaro – “janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, për ta gjetur veten nën kupolat magjepsëse të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës dhe të përcjellin ndër peizazhe unike ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës”.
Ministrja thekson se gjithë ky mozaik përbëhet jo vetëm nga bukuri natyrore dhe vlera kulturore, por edhe nga mikpritja karakteristike e banorëve të zonës, që i presin vizitorët me “krahëhapur”.
"Pasuritë turistike të Dropullit nuk janë thjesht atraksione për t’u soditur, janë udhëtime kulturore që të rrëmbejnë nën rrënojat e historisë në qytetin antik të Adrianopolit në Sofratikë, për ta gjetur veten nën kupolat magjepsese të kishave si ajo e Lindjes së Virgjëreshës dhe të përcjellin ndër peizazhe unike ku natyra ka skalitur monumente të gjalla si Ujëvara e Selckës, nën një mozaik të rrallë të vlerave njerëzore dhe mikpritjes krahëhapur.", shkruan ministrja në shqip dhe greqisht.
Dropulli, një ndër destinacionet më të veçanta të Shqipërisë jugore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj përmes promovimit të trashëgimisë së pasur kulturore dhe mjedisore./K.C/dritare.net

















