
Foto/ Ministra e deputetë të qeshur në Asamblenë e PS
Dritare.net
Partia Socialiste mban sot Asamblenë Kombëtare. Para se të niste Asambleja kryeministri Edi Rama paralajmëroi për ndryshime që do të bëhen në kabinetin qeveritar. Ndërkohë në Asamble janë mbledhur, ministra, ish-ministra, deputetë të PS-së dhe figura të njohura të PS-së që tanimë kanë dalë nga jeta politike, si Gramoz Ruçi.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj kanë mbërritur së bashku në mbledhjen e asamblesë së PS-së. Dy ministret përflitet së mund të largohen nga pozicioni i tyre.
Në këto foto që sjell LSA-ja shihen ministrat dhe deputetët të buzëqeshur pak para se të nisë Asambleja. Pritet të shohim çfarë do të ndodhë në Asamble, kush do hiqet nga posti dhe kush do emërohet sot në qeveri./K.C/dritare.net

















