Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si ndodhën firmat piramidale, roli i Vehbi Alimuçaj dhe Sudes! Flet Idajet Beqiri

Si ndodhën firmat piramidale, roli i Vehbi Alimuçaj dhe Sudes! Flet

Avokati i njohur Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare Tv tregoi se si u morën paratë nga firmat piramidale në 1996-ën, për të bërë fushata elektorale të PD-së. Kjo pasoi më pas revoltën e përgjakshme të ‘97-ën. Sipas avokatit një pjesë të parave u morën edhe politikanët kryesore të PD-së së asaj kohë.


“Shqiptarët menduan se do të pasuroheshim menjëherë me krijimin e firmave piramidale. Firmat kriminale, piramidale që u krijuan, u rrëmbyen shqiptarëve gjithë kursimet që kishin. Leku i madh që vinte nga emigracioni, kishte vlerë të madhe. Plot 1.2 miliardë dollarë u morën nga firmat piramidale. Në janarin e 1997-ës kur këto firma piramidale po binin dhe njerëzit filluan të kërkonin lekët e tyre por nuk i merrnin dot më, kjo e çoi revoltën në maksimum. Revoltat u nxitën nga shteti, nga qeveria e kohës, nga presidenti i asaj kohe. Në pushtet në atë kohë ishte PD-ja. Me ato para ata bënin fushatat elektorale, pjesën më të madhe e morën ata, pushtetarët e politikanët e asaj kohe, madje nga të dy krahët. Ishte me të vërtetë në opozitë PS-ja, por disa nga këta që ishin vërtetë në opozitë e grinë Rrapush Xhaferrin, Bashkim Drizën, Vebi Alimuçën, etj duke ua marrë lekët edhe kesh. Takimet ku merreshin paratë bëheshin në Linzë. Politikanët shkonin me para tufa-tufa, merrnin thasë nga Vebi Alimuça dhe bënin fushata elektorale, binin vota dhe dolën ato zgjedhjet e pushtetit vendor të 1996-ës me lekët e piramidave dhe në fund u thanë që s’ka më lekë. Gjëma u bë në muajin nëntor dhe dhjetor të ‘96-ës pas zgjedhjeve të pushtetit vendor. Dhe më shumë para u futën në firmat piramidale kur presidenti tha paratë e shqiptarëve janë të pastra dhe në firmat piramidale janë të sigurta. Atëherë njerëzit u vërsulen e çuan më shumë.
Nuk e di nëse është gjallë Sudja (Maksure Kadëna). Ajo ishte më interesantja nga të gjitha. Ishte pasqyra e qeverisë së atëhershme dhe e presidentit. Sudja ishte e lidhur me qeverinë e kohës, me ministrin e Financave, këta të Bashkim Gazidedës me shokë, që i shkonin afër i jepnin kurajë. Këta që i merrnin lekët e i përdornin për fushatë elektorale. Nuk ishin trutë as të Sudes, as të Drizës, as të Vebi Alimucës. Kjo ishte e mirëorganizuar për t’i çuar në këtë derexhe shqiptarët dhe mjeti më i mirë për t’i vjedhur, gllabëruar dhe me ato para që vodhën, bënin fushata elektorale, por vunë edhe vetë pasuri të madhe. Nëse kërkon paratë e firmave piramidale, ti mos bëj asgjë tjetër, veç ndiq paranë nëpërmjet pasurive te paluajtshme që kanë sot ish- pushtetarët e kohës dhe këta që janë tani.”, tha avokati në DritareTV./K.C/dritare.net