Na ndiqni edhe në

Dekalog nga Roland Qafoku

Evi Kokalari kërkon nga Gjykata e Tiranës të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD-së

Evi Kokalari kërkon nga Gjykata e Tiranës të pezullojë

Evi Kokalari ka ndërmarrë një hap ligjor duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi, përmes së cilës kërkon anulimin dhe pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike që do të mbahen më 23 maj.

Ajo pretendon se është përjashtuar nga gara dhe nuk është lejuar të marrë pjesë si kandidate, pas refuzimit të Komisionit Zgjedhor të PD-së për regjistrimin e saj.

E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Kokalari i ka treguar gazetarit padinë, përmes së cilës kërkon gjithashtu pezullimin e çdo vendimi të marrë gjatë këtij procesi zgjedhor. “Padia kundër Sali Berishës është depozituar tashmë dhe është caktuar edhe gjykatësi përkatës”, tha Kokalari./K.C/dritae.net