Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mirë SHELL në Shpirag, po Bankers në Marinzë pse del me humbje?! Flet inxhinieri i naftës

Mirë SHELL në Shpirag, po Bankers në Marinzë pse del me

Inxhinieri i hidrokarbureve Agron Shehu ishte i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV ku u fol për Shpiragun. Ndërsa sqaroi problematikën e Shpiragut, zoti Shehu tha se zona më e mirë për naftën në Shqipëri është Marinza, një fushë naftëmbajtëse në Shqipëri e cila ndodhet 10 km në lindje të qytetit të Fierit.

Zoti Shehu u shpreh: “Marinza është vendburim ranor. Në Evropë quhet nga më të mëdhenjtë, jo në det se në det ka në Rumani. Por vendburim më i madh, ka nafta të rënda. Bankers Petroleum Albania është kompania që nxjerr naftën në Marinzë. Teknologjia e sotme është më favorizuese për ta zhvilluar atë, sepse është e cekët. Del në sipërfaqe dhe zhytet deri në Marinzë, deri në 1800 metra. Kam dëgjuar në një intervistë të gazetarit Mentor Kikia, kishte intervistuar zëvendësministrin Eno Bozdo në 2013-ën, ku diskutohej se pse nuk marrim lekë nga fitimi që nxirret naftë. Bozdo shprehej se aty është marrë rreth 600 milionë dollarë nga royalty tax. Kjo royalty tax aty është 10%, janë nxjerrë 6 miliardë dollarë të ardhura. 600 milionë i ka marrë Shqipëria, 5.4 miliardë ka marrë kompania nga 2003-ta deri në 2013-ën. Por kjo është raportuar gjithmonë si shpenzim, jo si fitim. Shqipëria nuk ka marrë asnjëherë fitim nga nafta në Mariznë me këtë kompani. Por 5.4 miliardë dollarë do të thotë që janë investuar aty, ia merr mendja njeriu që aty janë investuar kaq shumë, asnjëherë. Janë raportuar gjithmonë si shpenzime, Shqipëria nuk ka marrë asnjëherë fitime prej kësaj zone që është pasuria e saj më e madhe me naftë.", tha inxhinieri Shehu në Shqip./M.K-dritare.net