Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dy japoneze që luajnë Tumankuqen në shqip!

Dy japoneze që luajnë Tumankuqen në shqip!

Në intervistën e radhës në Dritare TV, ishin të ftuara dy muzikantet japoneze, Setsuko Abe dhe Yuko Sugimoto, për të na treguar më tepër lidhur me tre meloditë shqiptare që sollën me kërkesën e Ambasadës shqiptare atje, me rastin e 100 vjet marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Ato na treguan përjetimet mbi meloditë e luajtura, çfarë mendonin për shqiptarët dhe çfarë i sillte kaq pranë të dy vendet. Ambasadori i shkëlqyer në Japoni, Gjergj Teneqexhiu, nisma e të cilit i solli pranë nesh këto melodi, ishte dhe ai që i solli në Dritare TV dy muzikantet.

Intervista e plotë:

Përshëndetje! Si jeni?

-Përshëndetje! Kënaqësi që jemi këtu.

Faleminderit shumë që jeni pjesë e kësaj bisede. Do të bëj një prezantim të shkurtër. Në intervistën e sotme jemi këtu me Setsuko Abe dhe Yuko Sugimoto. Shpresoj t’i kem thënë saktë.

-Po, Yuko. Ishit e saktë.

Fillimisht dua t’ju pyes si ju dukën këto melodi shqiptare. A ju pëlqyen?

-Po, më pëlqyen shumë. Në faqen time në Youtube unë luaj himne të shteteve të ndryshme. Luaj në klarinetë. Kam performuar gjithashtu edhe himnin shqiptar.

Po, pashë në Youtube që ju luanit himne të ndryshme dhe mes tyre ishte gjithashtu edhe himni shqiptar. Ishin shumë mirë. Dua t’ju përgëzoj fillimisht, keni bërë një punë fantastike. Më pëlqyen shumë edhe meloditë. Gjithashtu dua t’ju pyes, a ishte e vështirë të luanit këto melodi shqiptare?

-Jo, jo. Janë melodi shumë të bukura. Në klarinetë, instrumentin që unë luaj, mund të luaja vetëm disa pjesë të melodisë dhe ndaj u jam rikthyer pjesëve nga 4 herë.

Sa herë provuat derisa ia dolët?

- Unë luajta disa nga momentet, mbulova pjesën e bazës, tenorin dhe gjithashtu melodinë. E kam provuar rreth katër herë.

Ju keni sjellë disa melodi të vjetra shqiptare si “Perëndeshë e bukurisë”, “25 gërsheta”, “Tumankuqe”. Janë melodi shumë speciale për ne.

-Po. A ju pëlqyen?

Po, ishin fantastike. Ishin vërtet shumë të bukura. Gjithashtu, dua të di, a ka shumë shqiptarë në Japoni?

-Ky vit shënon 100 vjeçarin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Patjetër, ka rreth 200 shqiptarë që jetojnë në Japoni.

Fantastike. Njihni shumë prej tyre?

-Jo, në fakt nuk njohim. Njohim vetëm ambasador Gjergjin. Është një njeri shumë i këndshëm, shumë i sjellshëm.

Po. Duam gjithashtu ta falenderojmë zotin Gjergji që i risolli këto melodi dhe na prezantoi edhe me muzikantë japonezë. Dua gjithashtu të di nëse ka ndonjë pikë ku kultura shqiptare dhe kultura japoneze takohen? Disa gjëra që mund t’i kemi të përbashkëta? Për shembull, ne krenohemi me faktin që jemi njerëz shumë bujarë, e gjëra si këto. A keni diçka të ngjashme në Japoni? Cilat janë pikat tuaja më të forta si vend?

-Miqësia. Shqiptarët janë shumë miqësorë. Edhe ne jemi, por jemi pak të turpshëm. Kjo ndryshon kur bëhemi miq. Kemi diçka të quajtur “omotenashi”, pra mirëpresim miqtë me gjithë zemër.

-Po, omotenashi. Ka të bëjë me këtë mirësjelljen ndaj mikut. Shqiptarët kanë gjithashtu të njëjtin botëkuptim.

-Kam dëgjuar që Shqipëria është një vend shumë vëllazëror dhe shumë civil. Janë shumë miqësor. Japonezët janë gjithashtu shumë miqësor.

Pra, çfarë mund të më thoni më tepër për këto melodi që ju keni luajtur?

-Ambasador Gjergji na kërkoi të performonim 3 melodi shqiptare, sepse ky është një vit special. I propoza që një pianist do më ndihmonte të dilnin më të bukura, dhe kështu përformuam bashkë. Na pëlqeu shumë muzika shqiptare.

Ishit një dyshe e shkëlqyer. Më pëlqyet shumë të dyja bashkë.

-Faleminderit shumë. Më pëlqyen shumë cilësitë unike të këtyre melodive, por ishte pak e vështirë për t’i interpretuar një japoneze. Bëmë më të mirën e mundshme. Shpresoj që ju t’i keni pëlqyer performancat.

A ua përktheu zoti Gjergji tekstin e këtyre këngëve? Për çfarë flisnin?

-Ne kemi dëgjuar meloditë origjinale.

-Ndoqëm gjithashtu backgroundin e këtyre këngëve. Na ndihmon shumë që t’i luajmë sa më mirë.

Më pëlqen fakti që zoti Gjergji ka zgjedhur këto melodi që i thurin lave bukurisë femërore. Ne kemi dhe këtë perceptimin që gratë japoneze janë shumë të pashme. Mendoj që këtë e kemi të përbashkët. Në këndojmë dhe flasim për gra shqiptare të bukura, dhe mendoj që këtë e kemi të përbashkët me ju.

-Po, faleminderit. Mendoj që po. Kemi disa të përbashkëta.

-Nëse është ok, do të laujmë pak nga meloditë tuaja.

-Tani?

-Po, tani.

(kenga e pare)

Janë fantastike. Mendoj që keni bërë një punë fantastike.

-Vërtet? Ju falenderojmë për vlerësimin. Na pëlqyen shumë. Në fakt meloditë janë luajtur në shtëpinë time.

Janë fantastike, vërtet. Çfarë ju tha zoti Gjergji më tepër për shqiptarët? Unë e di që ju jeni mike shumë të mira të ambasadës shqiptare në Japoni. Pra, dua të di. Çfarë ju tregoi ai më tepër për shqiptarët?

-Të jem e sinqertë nuk dija shumë për Shqipërinë. Kjo mundësi ndryshoi shumë gjëra. Ai na tregoi për muzikën dhe për vendin. Të përbashkëtat tona. Na tregoi që shumë japonezë udhëtojnë për në Shqipëri. Na tregoi që njerëzit janë shumë të dashur, ambienti dhe natyra janë fantastike.

Ju nuk keni qenë kurrë në Shqipëri, besoj?

-Na ka thënë që jeni dhe një vend shumë mikpritës

Shpresoj të na vizitoni së shpejti. Ndoshta mund të vini në Shqipëri dhe ta vizitoni. Pse jo? Jeni njohur me muzikën tonë, ndaj pse jo të mos njihni më tepër?

-Po, është në planet tona.

(kenga e dyte)

Mendoj që kjo është e preferuara ime. Cilën pëlqyet ju më tepër?

-Janë shumë të bukura

-Është gjithashtu e preferuara ime.

-Mendoj edhe e imja.

(kenga e trete)

-Një tjetër melodi fantastike. Dua të pyes, a ka ndonje ngjashmëri mes melodive shqiptare dhe atyre japoneze?

-Janë të veçanta. Melodia shqiptare ka ritëm shumë unik.

-E kam dëgjuar melodinë origjinale shumë herë dhe shpesh diskutonim si do performonim. Si të dilte më mirë. Muzika na pëlqeu shumë, ndja ishim të lumtura që ta luanim.

-Edhe ne jemi shumë të lumtur që ju i risollët. Dua t’ju falenderoj shumë që i ndatë me ne dhe që ishit pjesë e kësaj interviste.

-Faleminderit shumë!

Faleminderit që ishit në Dritare TV.

-Faleminderit.

-Faleminderit shumë që na ftuat.

-Ky vit është shumë i veçantë për të dyja vendet.

Po, shënohen 100 vjet miqësi mes dy vendeve.

-Shpresojmë që kjo miqësi do të zgjasë përgjithmonë.

Faleminderit.

-Shpresojmë shumë që në të ardhmen do të luajmë në Shqipëri.

-Shpresoj shumë edhe unë. Shpresoj vërtet shumë. Faleminderit!

-Faleminderit!/M.K/dritare.net