Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Fëmija nuk rritet vetë. Pse prezenca e të rriturit është thelbësore!

Fëmija nuk rritet vetë. Pse prezenca e të rriturit


Nga Lira Gjika

Prezenca e të rriturit. Fëmija që në çastin e lindjes ndjen dhe kupton se ka ardhur në një botë të stërmadhe dhe ky fakt i provokon shumë frikë sepse është i paaftë të egzistojë i vetëm. Kështu prezenca e të rriturit është e domosdoshme. Atij i nevojitet i rrituri për ta asistuar (ushqyer e kuptuar) dhe mbrojtur. Me rritjen e fëmijës, prezenca e të rriturit kthehet në model (për qëndrimin, të ecurën, të folurën, gjestet, etj) për sjelljen. Detyra e të rriturit është të vëzhgojë fëmijën që ai të mos mbetet në proçesin e imitimit por të evoluojë dhe të arrijë tek vetevetja. Të gjithë individët përshkojnë të njëjtën rrugë por gjithsecili me mënyrën e tij. Nuk duhet harruar që çdo njeri është autentik. Madje i rrituri këtë karakteristikë duhet të stimulojë sepse kjo garanton inteligjencën kreative dhe shëndetin mendor. Fëmija ka mekanizmat e tij, për të përftuar mjedisin. Edhe veprimet e të rriturit ai i përfton sipas mënyrës së tij. Është detyrë e të rriturit që çdo veprim që ndërmerr ndaj fëmijës t’ia artikulojë me fjalë, të mos e lërë fëmijën vetëm me fantazinë e tij. Ashtu si një i rritur nuk mund të orientohet drejt në një mjedis të panjohur dhe i duhet ndihmë ashtu edhe fëmijës i duhet asistencë për ta eksploruar mjedisin që të mund të rritë veten. Sot koncepti se të rriturit rrisin fëmijët është lëkundur. Të gjithë specialistët madje dhe prindërit vetë kanë pranur se fëmija çdo gjë e bën vetë por në prezencën e të rriturit./ Marrë nga Facebook-u i autores