Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi kibernetik paralizon aeroportet evropiane. Gjysma e fluturimeve të anulura

Sulmi kibernetik paralizon aeroportet evropiane. Gjysma e fluturimeve të

Pasagjerët në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës po përballen me vonesa dhe anulime të shumta, pas një sulmi kibernetik që preku sistemin e regjistrimit të fluturimeve.

Aeroporti i Brukselit njoftoi anulimin e 50% të fluturimeve të së dielës, ndërsa Eurocontrol kërkoi nga linjat ajrore të reduktojnë orarin e fluturimeve deri të hënën.

Sulmi ka prekur edhe aeroportet Heathrow në Londër dhe Brandenburg në Berlin, duke shkaktuar pritje të gjata dhe vonesa. Kompania RTX, pronare e sistemit të regjistrimit Muse, konfirmoi se bëhet fjalë për një “ndërprerje të lidhur me një sulm kibernetik”.

British Airways në Heathrow po operon përmes një sistemi rezervë, ndërsa shumica e linjave të tjera janë prekur rëndë. Komisioni Evropian po monitoron situatën dhe nuk ka indikacione për kërcënime më të gjera.

Në Irlandë, ndikimi ka qenë i kufizuar, ndërsa EasyJet dhe Ryanair raportojnë operim normal. Incidenti ka ringjallur shqetësime për sigurinë kibernetike të industrisë së aviacionit, ndërsa hetimet mbi sulmin vazhdojnë./K.C/dritare.net