
Sot “Triathlon”, ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë!
Dritare.net
Qindra sportistë, profesionistë dhe amatorë, do të marrin pjesë sot në garën “Triathlon”, e cila do të zhvillohet përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën e Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.
Kjo garë, tashmë e kthyer në një traditë, bashkon në një aktivitet të vetëm tre nga disiplinat më të njohura sportive: notin, çiklizmin dhe vrapin.
Për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon” në Parkun Helen, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve gjatë zhvillimit të garës.
Kufizimi i qarkullimit
Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet më 21 shtator 2025, nga ora 08:00 deri në 13:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
(montimet fillojnë më 19–20 shtator dhe çmontimet do të kryhen menjëherë pas përfundimit të aktivitetit)
Rruga e “Tuneleve” – nga kryqëzimi me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”.
Rruga “Daxhit” – nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”.
Rruga “Diga e Liqenit” – nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri te kryqëzimi me rrugën “Daxhit”.
Rruga “Panorama e Liqenit” – nga kryqëzimi me rrugën “Tuneleve” deri te kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”.
Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë), përfshirë segmentet: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe Bulevardi “Bajram Curri” (nga Ura e Shkozës deri te “Pallati me Shigjeta”).
Deviacionet e linjave urbane
Gjatë orëve të kufizimit, lëvizja e mjeteve të transportit publik do të devijohet si më poshtë:
Linja Nr. 1/A “Selitë–Kristal–Qendër–Stacioni i Trenit–Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2–Kristal–Qendër–Stacioni i Trenit–Allias” devijojnë në një drejtim te “Sheshi Willson” dhe në tjetrin në qendër.
Linja Nr. 2 “TEG–Sauk i Vjetër–Kopshti Zoologjik–Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
Linja Nr. 5/A “Ish Kombinati i Autotraktorëve–Qendër” pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit–Qendër–Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium–TEG” devijon te rrethrrotullimi “Ekonomikut”.
Linja Nr. “Qyteti Studenti–Jordan Misja” devijon në qendër.
Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri–Qendër–Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në qendër.
Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjithë itinerarin e sipërpërmendur./K.C/dritare.net

















