
Elia Zaharia flet pas divorcit me Princ Lekën: E rëndësishme është të ngrihesh si njeri
Dritare.net
Elia Zaharia ka folur për herë të parë pas divorcit me Princ Lekën, duke ndarë me publikun reflektimet e saj për këtë periudhë të vështirë. Në një prononcim të sinqertë për Top Channel ajo theksoi se jeta është e mbushur me sfida dhe ulje-ngritje, por se më e rëndësishmja është mënyra se si njeriu arrin të ngrihet pas çdo rrëzimi.
“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrëzon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri,” u shpreh Elia, duke shtuar se dhimbja dhe sfidat nuk duhet të shuajnë dritën dhe dashurinë me të cilën i qasemi jetës, njerëzve dhe punës.
Artistja theksoi se kjo ka qenë edhe mënyra e saj për ta përballuar këtë moment: të ruajë forcën dhe humanizmin përtej vështirësive./L.F-dritare.net

















