Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident në aksin Shkodër- Han i Hotit, humbin jetën babë e bir

Aksident në aksin Shkodër- Han i Hotit, humbin jetën babë e

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga Valentin Bluda, 34 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë metalike apo një reklamë në rrugë, rreth orës 18:20.

Si pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Valentin Bluda, dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./L.F-dritare.net