
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të heqë dorë nga dosja e Metës
E Premte 19 Shtator 2025, 16:04
Dritare.net
Gjyqtarja Irena Gjoka, që po shqyrton çështjen ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi sot të tërhiqej nga procesi gjyqësor.
Kërkesa e saj u shqyrtua nga GJKKO, e cila vendosi ta refuzojë, duke e lënë Gjokën në detyrë për të vijuar me hetimin dhe vendimmarrjen mbi dosjen e Metës.
Ky vendim i hap rrugë vazhdimit të procesit gjyqësor pa ndryshime në trupën gjykuese./K.C/dritare.net

















