
Foto/ Pse të gjithë po flasin për fustanin e verdhë të Melania Trump
Dritare.net
Gjatë banketit shtetëror në Windsor Castle në nder të vizitës së Donald Trump në Britani, Zonja e Parë Melania Trump bëri një hyrje spektakolare me një fustan të verdhë Carolina Herrera, model off-the-shoulder, që kombinohej me një brez lilak pastel dhe aksesorë që tërhoqën vëmendje.
Fustani i saj, për shkak të ngjyrës së ndezur dhe prerjes elegante, menjëherë u kthye në temë diskutimi. Disa e përshkruan si zgjedhje guximtare dhe elegante që i përshtatet një rasti të tillë, ndërsa të tjerët kritikuan se ishte “jo i përshtatshëm për një mbrëmje mbretërore” për shkak të prerjes që zbulohej në supe. Komentet vazhduan të ndahen mes admirimit dhe talljeve: ndonjë e quajti “stili modern dhe freskues”, ndonjë tjetër “tepër i guximshëm, tepër provokues”.
Një element që e bëri fustanin edhe më viral ishte iluzioni optik: në disa fotografi rripi u rozë, ndërsa në të tjera lilak. Ky iluzion i atribuohet mënyrës së ndriçimit, përdorimit të flash-it dhe mënyrës sesi kamera kap detajet, duke rikujtuar debatet e njohura për “fustanin që duket blu dhe zi ose i bardhë dhe ngjyrë ari”.
Përkrah simpatizuesve që lavdëruan Melania-n për guximin dhe për kombinimin e ngjyrave, pati edhe kritika: disa thanë se fustani me supe të zbuluara nuk ishte protokoll mbretëror, ose se ngjyra e verdhë ishte tepër ndriçuese për një mbrëmje me kod “white-tie”./K.C/dritare.net

















