Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancer: Dimri i madh i jetës sime!

Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancer: Dimri i madh i jetës

Gazetarja Mira Kazhani zbuloi se prej rreth një viti po përballet me kancerin e gjirit. Lajmin ajo e bëri të ditur përmes podcastit të saj ZëmeMirën, ku zakonisht interviston të ftuar të ndryshëm, por këtë herë ishte ajo që ndau përvojën e saj personale.

Kazhani tregoi se sëmundja u zbulua në fazën e hershme dhe se po e përballon me forcë, kurajo dhe mbështetjen e familjes dhe miqve të saj.

“U diagnostikova me kancer në gji dhe që prej asaj dite gjithçka ndryshoi përgjithmonë,” tha ajo, duke shtuar se kishte zgjedhur fillimin e kësaj faze ta kalonte pa e bërë publike, për t’u përqendruar te shërimi i saj.

“Nuk ka kancer të lehtë, është makth. Edhe kur diagnostikohet në fazat e para, është një plagë e madhe në shpirt e trup,” tha ajo.

“Një ditë tjetër”, është libri i saj që do të publikohet më 19 shtator, ku rrëfen më gjerësisht këtë periudhë të vështirë të jetës së saj. Ajo zbuloi se u diagnostikua më 2 nëntor 2024 dhe e cilësoi këtë moment si “dimrin e jetës”./L.F-dritare.net