
Rama në Kolegjin e Evropës në Bruzh: Fryma evropiane fillon me mendjet e lira
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Kolegjin e Evropës në Bruzh të Belgjikës, një nga institucionet më prestigjioze të kontinentit, ku formohen breza të të rinjve që synojnë të udhëheqin Evropën e nesërme. Rama pranon se kishte pasur ngurrim për të shkuar në eventin që po mbahet atje:
"Pata ngurrim të vij, sepse të qëndrosh këtu në Bruzh, është shumë e vështirë se sa të qëndrosh në Bruksel, sepse do të thotë të qëndrosh përballë historisë, përballë legjendave, përballë shpirtrave që i përshpërisin çdo fryme në korridor. Nuk është e lehtë të përballesh me ta. Por erdha sepse ky Kolegj, nuk është vetëm një tempull dijeje, është laborator i vetë Evropës dhe i thashë vetes “Bruzhi nuk është Brukseli, thashë shko t’u flasësh lirisht disa mendjeve ende të lira’, kështu që ta bëjmë. Në shënimet e tij për mua, ambasadori ynë në BE me shije franceze e rreptësi gjermane, Ferit Hoxha, që është këtu, tha se ky qytet ka qenë udhëkryqi i tregtisë, dikur i quajtur Venecia e Veriut. Sot, falë Kolegjit, është zemra intelektuale e Evropës. E dalloj sa hyj në këtë derë. Breza udhëheqësish e mendimtarët kanë dalë nga këtu. Disa prej jush me shpresë një ditë do të bëhet komisionerë të BE, mbase ministra e kryeministra dhe ndoshta portretet tuaja do të jenë në ato korridore. Besoj se do të çoni para frymën evropiane. Është e vështirë për mua të them se sa e lehtë është që kjo frymë të minohet, madje të varroset në momente krizash, ku duket shumë më lehtë të numërosh kufijtë që ndajnë vendet se sa urat që i bashkojnë.", thotë Rama./K.C/dritare.net

















