
Prezantohet programi dhe kabineti qeveritar, Kuvendi në seancën maratonë
Dritare.net
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare maratonë për miratimin zyrtar të qeverisë së re dhe programit politik të mandatit katërvjeçar të kryeministrit Edi Rama. A
Seanca nis në orën 10:00, me vendim të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Rendi i ditës fokusohet vetëm te projekti vendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
Gjatë diskutimeve, çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë për të folur, ndërsa përfaqësuesit e grupeve parlamentare do të kenë të njëjtën kohë si kryeministri. Seanca pritet të zgjasë deri në mesnatë, me ndërprerje dhe vijim të premten për fjalime e votim të qeverisë së re.
Në fund të seancës, pas miratimit në Kuvend, do të kryhet votëbesimi për kryeministrin dhe kabinetin prej 16 ministrash, sipas dekretit të presidentit Bajram Begaj. Më pas do të bëhet ceremonia e betimit të qeverisë./l.F-dritare.net

















