Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

"Shqiptarët hajdutë"/ Rama i kthehet Britanisë së Madhe: Kur del nga BE-ja, flet gjepura

"Shqiptarët hajdutë"/ Rama i kthehet Britanisë së

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Europian të Bruzhit në Belgjikë. Gjatë fjalës së tij, ai iu përgjigj edhe akuzave nga Britania e Madhe për shqiptarët, duke theksuar se “kështu bëhesh kur del nga BE, flet gjepura”.

“Këta njerëz, më së fundi po përhapin fjalën që vendi ynë është një vend i zymtë, pa diell, e kriminal, ku shansi më i mirë është të të vjedhin dhe më i keqi është të të përdhunojnë. Shqipëria nuk është asgjë nga këto. Ata që vijnë nga mbarë Evropa e kuptojnë realisht që Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë. Mbretëria e Bashkuar është i pari. Ata thonë po, se shqiptarët kanë shkuar atje. Kështu bëhesh kur lë Bashkimin Europian. Flet shumë gjepura”, u shpreh Rama./K.C/dritare.net