Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Më ka thyer qafën! Emina Cunmulaj trondit me rrëfimin për martesën e parë

Më ka thyer qafën! Emina Cunmulaj trondit me rrëfimin për

Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, ka surprizuar ndjekësit me një deklaratë tronditëse gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, ku zbuloi për herë të parë detaje të panjohura nga e kaluara e saj. Gjatë këtij rrëfimi, Emina foli pa dorashka për martesën e parë, të cilën e përshkroi si një periudhë të mbushur me sfida dhe mungesë stabiliteti.

“Kam qenë e martuar me një shqiptar, më ka pas thyer qafën… por kur nuk shkon, nuk shkon more vëlla,” u shpreh modelja, duke lënë të nënkuptohet për vështirësitë dhe zhgënjimet që ka përjetuar në atë marrëdhënie.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, si për kurajën për ta ndarë një përvojë kaq të ndjeshme, ashtu edhe për forcën me të cilën Emina ka zgjedhur të flasë hapur. Sot, ajo gëzon një karrierë ndërkombëtare të suksesshme dhe një familje të lumtur, duke përcjellë mesazhin se çdo grua ka të drejtë të largohet nga një lidhje që nuk i sjell paqe dhe lumturi./K.C/dritare.net