Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas kaosit në seancën e fundit, Peleshi mbledh Parlamentin të mërkurën

Pas kaosit në seancën e fundit, Peleshi mbledh Parlamentin të

Pas kaosit që shoqëroi seancën e fundit, kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka caktuar datën e seancës së radhës plenare.

Seanca do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 24 shtator, në orën 10:00, sipas Urdhërit Nr. 9 të datës 22.09.2025 të kryetarit të Kuvendit.

"Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr. 9, datë 22.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.

Faleminderit!", thuhet ne njoftim./K.C/dritare.net