Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Askush nuk është mbi ligjin! Ministrja Koçiu reagon pasi pushoi nga puna zëvendësministrin

Askush nuk është mbi ligjin! Ministrja Koçiu reagon pasi pushoi

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka konfirmuar sot largimin nga detyra të zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila, pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York. Sipas Kociut, qytetari kishte raportuar se Mahila ishte parë duke tymosur cigare brenda një restoranti, duke shkelur ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

"Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendës ministrit.
Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.
Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet , por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si ministria e punëve të brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
I siguroj të gjithë qytetarët që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë po me qëndrimet parimore që ata me plot të drejtë presin prej nesh.", shkruan Kociu./K.C/dritare.net