Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmet në Greqi!

Tërmet në Greqi!

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter goditi sot Malin Athos në orën 04:20 të mëngjesit, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Sipas të dhënave të publikuara nga katër organet që formojnë Rrjetin e Unifikuar Kombëtar Sizmologjik, epiqendra e tërmetit u regjistrua në një zonë detare, rreth 11 kilometra në perëndim-veriperëndim të Karya Agios Oros, në Malin Athos.

Tërmeti u shënua në një thellësi fokale prej 12 kilometrash. Deri tani, nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima. Pavarësisht intensitetit, lëkundjet e tërmetit nuk shkaktuan panik në zonat e banuara të rajonit.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe kanë apeluar për vigjilencë ndaj mundësisë së pasgoditjeve./E.P-dritare.net