
Disa truke praktike si ta përballoni vapën nëse nuk keni kondicioner!
Dritare.net
Ky i nxehtë që na ka pushtuar është një sfidë e vërtetë për ata që nuk kanë kondicioner. Për fat të mirë, ka mënyra të tjera për t'ia dalë me motin e nxehtë. Ja disa truke që do t’ju ndihmojnë të kaloni këtë verë të nxehtë.
1. Përdorni perde me ngjyra të ftohta, pasi krijojnë iluzionin e ajrit të ftohtë në një dhomë!
2. Në verë, uji është shoku ynë më i mirë. Për të shmangur mbinxehjen, vendosni një enë me ujë dhe akull para një ventilatori. Pra, uji i ftohtë që avullon do të përhapet në të gjithë vendin. Nëse nuk keni ventilator, enën vendoseni pranë dritares.
3. Shmangni aktivitetin fizik sepse mbinxeheni!
4. Mos pini pije me gaz dhe mos hani akullore, sepse në vend t’ju ftohë ju ngroh më shumë. Efekti ftohës i akullores është shumë i shkurtër dhe kompensohet nga trupi që prodhon nxehtësi kur tret ushqimin me kalori të lartë.
5. Largoni pëlhurat e trasha, jastëkët dekorativë dhe qilimat.
6. Blini bimë që ndihmojnë në uljen e temperaturës brenda shtëpisë, pastrojnë dhe hidratojnë ajrin. Ficus Benjamina, Aglaonema dhe palmat janë zgjedhjet më të mira për këtë./L.F-dritare.net

















