
Cili është djali i pronarit të ujit Lajthiza që plagosi në një festë 3 persona!
Dritare.net
Edison Elezaj djali i biznesmenit të ujit “Lajthiza” plagosi mbrëmjen e shkuar tre persona në një lokal në rrugën e Kavajës në Tiranë. Plumbi kapi një 36-vjeçare, dhe dy vëllezër të cilët po festonin në një festë familjare në një lokal në kompleksin Delijorgji.
Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku vëllezërit Pengili 36 dhe 34 vjeç, pas ndihmës së parë janë larguar në shtëpi, ndërsa 36 vjeçarja Pinari po vijon mjekim, por paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Kjo nuk është hera e parë që djemtë e biznesmenit Hajri Elezaj përfshihen në ngjarje të ngjashme. Në vitin 2019, Edison Elezaj dhe R. Elezaj, janë përplasur me Altin Isarajn, vëllai i ish-Drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj.
Ndërkohë që në vitin 2013 vetë Hajri Elezaj është dënuar me 6 muaj burg si i përfshirë në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin./L.F-dritare.net

















