Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe: Na duhen sera, sera, sera. Ndryshimet e klimës po vrasin bujqësinë!

Braçe:  Na duhen sera, sera, sera. Ndryshimet e klimës po vrasin

Një mot i pazakontë ka përfshirë mbrëmjen e kaluar disa prej qyteteve, teksa vendi po pret stinën e verës.Reshjet e shiut të shoqëruara me breshër e shtrëngata, kanë zbardhur vendin në muajin maj. Reshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, përmes një statusi në "Instagram", shkruan se ndryshimi i klimës po dëmton masivisht, teksa ka përmendur Myzeqenë dhe prodhimet e saj bujqësore. Sipas tij, duhet që bujqësia të ketë një çati dhe këtë e detyrojnë ndryshimet klimatike.

"14 maj dhe breshër masiv.
Ndryshimi i klimës po dëmton masivisht.

Bujqësinë dhe ekonominë e fshatit së pari e më së shumti".

Urdheroni;
Qepa ne Myzeqe tani po del,
me shume vonese dhe kerkon temperatura per t'u pjekur;
Moti nga tetori-nentori, i ndryshuar, demtoi mbjelljet, bimen, per pasoje edhe prodhimin, sasine e tij.

Braçe:  Na duhen sera, sera, sera. Ndryshimet e klimës po vrasin

Tani shpresa mbetet tek bimet e mbjella vone, me vone.

Patatja ne Myzeqe vetem tani po del,
me vonese po ashtu dhe prej motit nga mbjellja e deri tani.

Shalqini do jete edhe ai me vonese dhe uleret per temperatura me te larta per tu pjekur; shpresa e madhe tani eshte sezoni i dyte, ai i korrikut.

Nuk po flas per qershine e pjeshken, nektarinen, te gjitha te demtuara nga klima, moti, vecanerisht temperaturat e nates.

Braçe:  Na duhen sera, sera, sera. Ndryshimet e klimës po vrasin

Theksova vonesen sepse çdo dite vonese te prodhimi i atyre qe synojne hershmerine, ndikon fort deri ne dem tek te ardhurat e ekonomise bujqesore, familjare, ne fshat!

DO PRESIM ME PER TE PRANUAR NDRYSHIMET E KLIMES, MOTIT?

Do rrime e do shohim se si ekonomia bujqesore, ekonomia e fshatit te humbe te ardhura nga ndryshimet e klimes, dalja nga sezonet e frytshme te hershmerise dhe pastaj te sezoneve te vona, sezone qe kane te ardhura?

Dy gjera mendoj;
Studim imediat i ndryshimit te klimes, efekteve mbi sezonet tradicionale te prodhimit, prodhimin vete, per pasoje te ardhurave te bujqve, për të ndërtuar një strategji të re për ciklet e prodhimit.

SERA, SERA, SERA;
1000, 2000 hektare nuk mjaftojne!
Duhet qe bujqesia jone te kete me ne fund çati! Ndryshimet e klimes na detyrojne dhe madje me urgjence", shkruan Braçe./dritare.net