Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Baza e NATO-s në Kuçovë, ngjarje e rëndësishme për sigurinë e vendit!

Berisha: Baza e NATO-s në Kuçovë, ngjarje e

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, shënon një ngjarje historike për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Berisha thekson se PD ka qenë forca e parë politike në Evropën ish-komuniste që anëtarësimin e vendit në NATO, ndërsa sot mbështet pa rezerva bashkëpunimin me aleancën.

“Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri. Partia Demokratike, si forca politike e parë në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumanshme anëtarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj saj”, shkruan Berisha./M.K-dritare.net