
Në Berat numërimi në të 275 qendrat dhe të gjitha KZAZ-të është mbyllur pak pas orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.
PS mori 5 mandate teksa po synojnë edhe të 6-in nga votat e diasporës.
Pas mbarimit të procesit të numërimit, mbështetësit kanë festuar fitoren. PS ka marrë rreth 58% të votave, kundrejt 30,5 të PD-ADSHM. Ndjek Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me rreth 7%, por pa prodhuar mandat./L.F-dritare.net

















