
Avokat Idajet Beqiri: Berisha është serb, si e falsifikoi dokumentin e lindjes
Dritare.net
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV hodhi një akuzë të rëndë ndaj Sali Berishës. Avokati tregoi se si Berisha falsifikoi aktin e lindjes, duke ndryshuar datën e lindjes.
“Këllici nuk është i vetmi që bën falsifikime. Shembullin e ka marrë nga shefi, Sali Berisha. Sepse Berisha, që hiqet si lideri i opozitës, që është një misionar serb, për të fshehur të kaluarën e tij të errët, që nuk është shqiptar, por serb. Që është prodhim i një babai serb dhe kjo është e provuar. Për të fshehur gjurmën e këtij krimi, ai duhet të bëjë ADN-në e t’i qetësojë shqiptarët, por edhe njerëzit e zhgënjyer, idealistët që mendojnë se është njeri i mirë. Ai falsifikoi dokumente zyrtare të rëndësishme. Falsifikoi librin e regjistrit të gjendjes civile. Pati aktin e lindjes, me datën dhe orën e lindjes. Berisha e ka aktin e lindjes më 1 korrik të vitit 1944. Çfarë bëri në 2007-ën? Vajti dhe e prishi, e bëri më 15 tetor 1944. Ata të zyrës së gjendjes civile, i dhanë dokumente sërish me datëlindje 1 korrik 1944. Kur ishte kryeministër në 2009-ën, thirri drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile dhe e urdhëroi që t’ia ndryshojë datëlindjen menjëherë. Edhe kështu ai ndikoi që t’i ndryshojë data e lindjes.”, tregon zoti Beqiri në DritareTV./K.C/dritare.net

















