
Arrèstohet Enkeleda Hoxha, gjyqtarja që liroi nga bùrgu Endrit Doklen
Dritare.net
SPAK ka mësyrë sot në Gjykatën e Krujës dhe ka arrestuar gjyqtaren Enkeleda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku. Po ashtu është arrestuar edhe kryesekretarja e gjykatës Ela Mallkuçi. Gjithashtu janë sekuestrua edhe dosjet që kishte në shqyrtim gjyqtarja Hoxha.
Enkeleda Hoxha është gjyqtarja që liroi nga burgu Endrit Doklen i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyqtarja gjithashtu liroi nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Po në nëntor të 2017 kjo gjyqtare liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë./K.C/dritare.net

















