Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet autori i vrasjes së 23-vjeçarit në Shkodër

Arrestohet autori i vrasjes së 23-vjeçarit në Shkodër

Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku mbeti i vrarë një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia. Është vënë në pranga shtetasi S.S. 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja:

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin D. H., ku si pasojë aksidentalisht ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi G.K., 23 vjeç banues në lagjen “Perash”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

"Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit 18 gëzhoja të qitura nga kjo armë zjarri , automjetet të cilat janë të palëve në konflikt, si dhe vijon puna intensive për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e policisë./L.F-dritare.net