
Apeli cakton datën e seancës për Lefter Kokën, pasi kërkoi lirinë!
E Martë 10 Maj 2022, 16:04
Dritare.net
Apeli i GJKKO caktoi datën e seancës gjyqësore për ankimimin e bërë nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka sa i takon masës së sigurisë “arrest në burg”.
Seanca do të mbahet më 17 maj në orën 11:00 dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
SPAK akuzon Kokën se ka përfituar rryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e "shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.
Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit./Xh.Xh/dritare.net

















