Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alibej: Altin Ndoci do e vrisnim në varrimin e vëllezërve Haxhia, por ai nuk shkoi!

Alibej: Altin Ndoci do e vrisnim në varrimin e vëllezërve Haxhia,

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar sot dëshminë e tij për “Plumbi i artë”.

Erion Alibej ka rrëfyer edhe për shënjestrën e tij Altin Ndoci, që e kërkonte me patjetër të eliminuar, si një nga atentatorët aktivë ndaj vëllait të tij, xhaxhait dhe mikut turk të familjes më 2018, në “Masakrën e Bradasheshit”.

“Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia, pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit. Unë isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim. Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së? Më tha po dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës”, dëshmoi ai./L.F-dritare.net