Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aktorët shqiptarë në ekranet amerikane

Aktorët shqiptarë në ekranet amerikane

Kanali televiziv amerikan AMC do të fillojë më 1 tetor transmetimin e serialit mjaft të suksesshëm Gangs of London, prodhim i Sky. Ndër aktorët kryesorë, janë edhe çifti shqiptar Eri dhe Orli Shuka dhe aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi.

Aktorët shqiptarë në ekranet amerikane

Seriali me dhjetë pjesë, që debutoi në Sky Atlantic në Prill, është prodhimi televiziv më i madh i Sky-t në pesë vitet e fundit dhe që rezultoi me një sukses të jashtëzakonshëm. I njëjti rezultat pasoi edhe gjatë shfaqjes në Gjermani dhe Itali. Një prodhim televiziv që të peshkon që në pjesën e parë dhe të mban të lidhur deri në pjesën e fundit. Një amalgam mafiesh nga Irlanda, Nigeria, Irani dhe Shqipëria, të veshura chic, që tentojnë të dominojnë Londrën.

Aktorët shqiptarë në ekranet amerikane

Orli Shuka, aktori shqiptar që jeton në Londër prej 20 vjetësh, na ofron me një origjinalitet ekstrem një personazh të quajtur Luan Dushaj, të cilit i duhet të provojë çdo mjet për të mbijetuar bashkë me biznesin dhe familjen e tij, në një Londër të përfshirë nga grupe rivale mafioze që nuk kursejnë asgjë në betejat e shfrenuara për të neutralizuar njëra-tjetrën.

Aktorët shqiptarë në ekranet amerikane

Gangs of London, falë suksesit to serialit të parë, ka marrë tashmë miratimin e Sky-t për të filluar serialin e dytë në janar 2021./ Dritare.net

Aktorët shqiptarë në ekranet amerikaneAktorët shqiptarë në ekranet amerikaneAktorët shqiptarë në ekranet amerikaneAktorët shqiptarë në ekranet amerikane
Aktorët shqiptarë në ekranet amerikaneAktorët shqiptarë në ekranet amerikaneAktorët shqiptarë në ekranet amerikane
Aktorët shqiptarë në ekranet amerikaneAktorët shqiptarë në ekranet amerikane