Aksioni në Durrës/ Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
E Martë 3 Shkurt 2026, 16:04
Dritare.net

Arta Dollani është arrestuar dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit për çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.
Dollani, e cila aktualisht mban detyrën e drejtoreshës së Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkelje të kryera në periudhën kur ishte drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit./K.C/dritare.net
