Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin! Sot u komunikohen akuzat!

SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin! Sot u

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

SPAK do u komunikojë sot Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zyrtarisht 3 akuzat, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024./E.P-dritare.net