Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Netanyahu i thotë ‘Jo’ Trumpit! Izraeli refuzon planin 15-pikësh për Gazën!

H52GDI5DOBJVPAJHMII5MF6WD4.avif

Izraeli ka refuzuar planin e fundit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump për kalimin në fazën tjetër të procesit të paqes në Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të dielën, më 9 gusht, se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet derisa Hamasi të çarmatoset plotësisht.

“Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika”, deklaroi Netanyahu në fillim të mbledhjes së kabinetit. Ai këmbënguli se tërheqja e forcave izraelite nuk mund të ndodhë përpara çarmatimit real të Hamasit.

Sipas kryeministrit izraelit, çarmatimi duhet të përfshijë të gjitha armët e Hamasit dhe jo vetëm një pjesë të arsenalit. Netanyahu tha gjithashtu se diskutimet me amerikanët vazhdojnë dhe se disa prej ideve të Uashingtonit janë të pranueshme për Izraelin, ndërsa të tjera jo.

Plani 15-pikësh është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të çuar përpara procesin e paqes pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Trump ka deklaruar se Hamasi kishte pranuar të dorëzonte armët si pjesë e procesit, por qeveria izraelite kërkon që çarmatimi të kryhet plotësisht përpara tërheqjes së trupave.

Qëndrimi i Netanyahut krijon kështu një pengesë të re për planin amerikan dhe për përpjekjet për të përcaktuar të ardhmen e Gazës.