Tërmeti në Turqi/ Shkon në 15 numri i viktimave, 300 të plagosur
E Premte 24 Janar 2020, 22:10
Dritare.net
Tërmeti me magnitudë 6.8 ta shkallës rihter, që goditi Turqinë lindore, solli pasoja në njerëz dhe dëme të shumta materiale. Mediat turke raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 15, ndërsa 300 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu tha se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig./E.B-dritare.net