Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja në Kavajë, Meta: Të zbardhet menjëherë ngjarja e rëndë!

Vrasja në Kavajë, Meta: Të zbardhet menjëherë ngjarja e
Pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku u vra një i pafajshëm dhe 4 të tjerë mbeten të plagosur, pas përplasjes me armë mes dy bandave, ka reaguar presidenti Meta.

Meta përmes një deklarate shpreh ngushëllimet për familjarët, ndërsa kërkon nga policia hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes së rëndë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike”, deklaron Meta./E.B/dritare.net