

Stefani, i cili prej rreth 20 vjet ka punuar si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare, ka ndërruar jetë sot në një spital në Itali.
Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit. Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”.
Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”.

















