Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta ish kryeministri i Kosovës, prej muajsh në gjendje kome në Turqi

Ndahet nga jeta ish kryeministri i Kosovës, prej muajsh në gjendje
Ka ndërruar jetë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Burime të afërta me familjen kanë konfirmuar se Rexhepi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit.

Bajram Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi./Indeksonline