Na ndiqni edhe në

Editorial

Myslim Murrizi: S'i kam gënjyer lushnjarët, më 16 shkurt nuk u rrëzua Rama siç u tha

Myslim Murrizi i cili është përjashtuar nga Partia Demokratike pas refuzimit të lënies së mandatit ishte i ftuar në emisionin “Arena” mbrëmjen e 27 shkurtit. Ndër të tjera Murrizi zbuloi se në takimet me demokratët e Lushnjes nuk kishte gënjyer se Rama do të rrëzohej me 16 shkurt, gjë që nuk ndodhi. Jo vetëm kaq ai zbuloi dhe detajin tjetër: Kishte mbyllur telefonin një ditë para protestës me qëllim që qindra demokratët që ishin mobilizuar për protest të mos keqintepretohej nga mosdorëzimi i mandatit nga ana e tij.

Myslim Murrizi: Militantët kërkojnë tu shpegohet. U tha që më datën 16 do ta rrëzojmë Edi Ramën. Në të gjitha takimet e mia,i kam thënë atyre demokratëve të Lushnjes: Mos e merrni frymën që më 16 ..

Më 16 shkurt kanë sjellë në Tiranë 1500 lushnjarë. Shkaku që kam mbyllur telefonin një ditë para protestës ka qenë se kam lajmëruar 436 demokratë të jenë para kuvendit. Cdo deklaratë e imja për mos dorëzim mandati do të keqintepretohej dhe dashamirësit e mi shpirtërorë jashtë politike nuk do të vinin në protestë. Nuk doja të isha unë shkaku. Jam pro protestës dhe rrëzimit të kësaj qeverie, sikurse jam qeverie, sikurse jam për rrëzimin e çdo qeverie hajdute, që vjedh votat dhe mbjell hashash dhe u jep  tendera 10 vetëve gjithsej. Pse jam kështu nuk marr dot leje  (Leje ndertimi) unë. Unë i kam takuar ato dhe i kam sqaruar pse e bëjmë protestën. Ka pasur skeptikë.

Cfarë do të bëjmë më 16 shkurt? Më tha një sekretar i grup seksioni i cili prej 26 vitesh nuk ka marrë një kokërr kripë nga pushteti i PD-së.

Ju mendoni se me 16 do rrëzojmë Ramën dhe me 17 do hyjë Behari në punë polic?!

Do ikë Qeremi do vijë Behari, sepse militantët e shikojnë që sot është fundi nesër do jemi ne. Jo Jo! Misioni fisnik i opozitës është  që të thërrasë në protestë kundër çdo lloj padrejtësie që bën maxhoranca. Përmes protestës shohim që jemi shumë, ngrejmë adrenalinën e pjesës gri që kur të hyjmë në votime të na votojnë më shumë se herën e parë. Unë nuk kam gënjyer asnjë demokrat lushnjar në takimet që kemi bërë nga 1 shkurti më 16 shkurt. Do vemi në protestë të vrasim frikën, të ngremë kurajon, besimin e qytetarëve që ne nuk jemi 5 vetë dhe ai mund të na shtypë me këmbë./oranews