Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Muzeu i bektashinjve siç nuk është treguar kurrë më parë: Një britanik rrëfen thesarin e fshehur të Tiranës

Muzeu i bektashinjve siç nuk është treguar kurrë më

Në dokumentarin më të ri të prodhuar nga Dritare TV, gazetari dhe dokumentaristi britanik Robert Hackman tregon si kurre me pare për publikun e gjerë një faqe të mrekullueshme të Tiranës: muzeun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ky nuk është thjesht një muze – është një tempull kujtese, shpirtëror dhe historik për një nga urdhrat më të veçantë në botë.

I ndodhur në një zonë të qetë në periferi të Parkut të Madh të Tiranës, muzeu bektashi, për shumë vizitorë të huaj dhe shqiptarë, mbetet i panjohur. Por në këtë dokumentar, përmes syrit të një të huaji të mahnitur dhe respektues, publiku ftohet për herë të parë të shohë me kujdes ekspozitat, simbolikat, tyrbet, objektet e shenjta dhe arkivat që dëshmojnë shekuj të tërë përndjekjesh, lutjesh dhe dashurie njerëzore.

Muzeu i bektashinjve siç nuk është treguar kurrë më

“Kjo është një dritare që nuk e prisja të hapja në mes të një kryeqyteti evropian. Muzeu i Kryegjyshatës është një nga vendet më prekëse dhe më frymëzuese që kam vizituar ndonjëherë,” rrëfen Hackman gjatë xhirimeve.

Në dokumentar, ai ecën nëpër sallat e zbukuruara me simbole mistike dhe ndalet në tyrbet e baballarëve bektashinj, ku ndjenja e qetësisë është aq e thellë sa edhe zëri duhet të ulet. Një pasqyrë vizuale e bukur dhe delikate e besimit që lidh Lindjen me Perëndimin, sufizmin me dashurinë për njeriun.

Muzeu i bektashinjve siç nuk është treguar kurrë më

Muzeu, i vendosur brenda kompleksit të Kryegjyshatës, përmban relikte të rralla, dorëshkrime, veshje dhe objekte rituale, që dëshmojnë historinë e një feje që ka mbijetuar perandori dhe diktatura, por nuk ka reshtur kurrë së predikuari paqe.

Muzeu i bektashinjve siç nuk është treguar kurrë më

“Si të gjitha fetë, edhe bektashizmi ka librin e tij të shenjtë, por ka edhe poezinë, lulen, tryezën e hapur, dhe këtë muze që ruan gjithçka me përkushtim,” thotë Hackman në një nga segmentet më të ndjera të dokumentarit.

Muzeu i bektashinjve siç nuk është treguar kurrë më

Ky është ndoshta prezantimi më i plotë dhe më i ndjeshëm që i është bërë ndonjëherë këtij muzeu, dhe me këtë dokumentar, ai bëhet një destinacion i denjë për çdo studiues, pelegrin apo vizitor të interesuar për shpirtin shqiptar.

Dokumentari vjen në një moment kur Shqipëria, përmes nismës së Kryeministrit Rama për të krijuar një mikroshtet bektashi, rikthen në vëmendjen botërore vlerën e këtij komuniteti dhe hap një rrugë të re për turizmin shpirtëror dhe kulturor./ dritare.net