Pezullimi i Belinda Ballukut, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë!
Dritare.net

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së.
Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada amerikane thotë se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar.
Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për Report TV./dritare.net