Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ervin Salianji nis “Foltoren” në Durrës: Ky është rizgjimi i PD-së

Ervin Salianji nis “Foltoren” në Durrës: Ky

Në Durrës ka nisur takimi i parë i “Foltores” së ish-deputetit Ervin Salianji, ku krahas demokratëve të pranishëm, pjesëmarrës ishin edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

Gjatë fjalës së tij, Salianji e përshkroi iniciativën si një “rizgjim të Partisë Demokratike”, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe sakrificës së anëtarëve të saj: “Demokratët po thirren, Shqipëria po thirret, dhe këto thirrje nuk duhet relativizuar apo injoruar. PD duhet të përgatitet për udhëheqjen e ndryshimit që të gjithë e presim, dhe ky ndryshim nis nga kjo sallë, nga energjia e pashtershme e demokratëve që shpesh nuk gjen mundësinë për t’u shprehur”, tha ai.

Ndërkohë, mbledhja e Salianjit u kritikua nga Sali Berisha, i cili e cilësoi këtë lëvizje si një nismë që shërben interesave personale dhe jo atyre të Partisë Demokratike./K.C/dritare.net