Jerusalem Post: Lideri suprem i Iranit u vra, trupi iu gjet nën rrënoja
Dritare.net

Gazetat ndërkombëtare, duke përfshirë Jerusalem Post, raportojnë se burimet izraelite pretendojnë se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në një sulm ajror izraelit ndaj Teheranit. Sipas këtyre burimeve, kompleksi ku ndodhej Khamenei është shkatërruar dhe trupi i tij është gjetur nën rrënoja pas goditjes.
Kjo ngjarje raportohet në kontekstin e një ofensive të përbashkët ushtarake midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj objektivave strategjike në Iran. Izraeli ka thënë se goditjet synojnë qendra komanduese dhe zyrtarë të lartë të regjimit iranian. Ndërkohë, informacionet lidhur me fatin e Khamenei, nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane dhe situata mbetet në zhvillim./K.C/dritare.net