Albana Koçiu: Të sulmosh policinë me molotovë nuk është protestë, por provokim
Dritare.net

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot ndaj dhunës në rrugët e kryeqytetit, duke theksuar se sulmet me molotovë ndaj godinës së Policisë së Shtetit “nuk janë një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim”, me qëllim delegjitimimin e forcës së ligjit përballë presionit të rrugës.
Koçiu shtoi se personat që marshojnë “si çlirimtarë” janë po ata që qytetarët i kanë lënë jashtë politikës me votë. “Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish,” tha ministrja.
Ajo vuri në dukje se veprimet e tilla “nuk djegin dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet.”/K.C/dritare.net