Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Baba Mondi hap dyert e Kryegjyshatës: Bektashizmi është urë paqeje në zemër të Shqipërisë!

Baba Mondi hap dyert e Kryegjyshatës: Bektashizmi është urë

Në dokumentarin kushtuar urdhrit bektashi, ne Dritare TV, fotoreporteri britanik Robert Hackman u prit në një takim të veçantë nga kreu shpirtëror i bektashinjve, Baba Mondi, në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë.

Takimi ishte një nga momentet më të veçanta të dokumentarit dhe zbuloi thellësinë shpirtërore të një feje që, megjithëse pak e njohur ndërkombëtarisht, përfaqëson një pasuri të madhe të Shqipërisë dhe të botës.

“Bektashizmi është një urë që lidh besimet dhe njerëzit. Ne besojmë në dashurinë, paqen dhe në vëllazërinë midis të gjitha feve,” u shpreh Baba Mondi.

Në një atmosferë të qetë dhe mikpritëse, Baba Mondi e priti gazetarin me fjalë të urta dhe… karamele – një simbol i ëmbël i mikpritjes shqiptare dhe bektashiane.

Takimi zgjati më shumë se një bisedë formale. Ai u kthye në një reflektim për rolin e Shqipërisë si strehë e tolerancës ndërfetare në Ballkan, dhe për bektashizmin si një urdhër që promovon bashkëjetesën dhe dashurinë për të gjithë njerëzit.

“Fjalët e Baba Mondit, ashtu si vendi ku ndodheshin, ishin të mbushura me qetësi dhe mençuri,” tha gazetari në fund të intervistës./dritare.net